Dogjën flamurin e Greqisë, policia interviston dy persona në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme dy persona kanë djegur flamurin e Greqisë, në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë personat e dyshuar, të cilët edhe i ka intervistuar.

Po ashtu, policia ka treguar se dy personat me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar në lidhje me djegien e flamurit të Greqisë dhe në konsultim me prokurorin të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kombëtarja e Kosovës nesër do të përballet me Greqinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë