Profesori i Universitetit ”Johns Hopkins”, Daniel Serwer, ka folur lidhur me negociatat mes Kosovës e Serbisë, të cilat janë duke u zhvilluar në Washington.
Serwer shprehet se mosnjohja e shtetit të Kosovës, do ta vendosë Serbinë në një pozicion të vështirë – ku do të përballet me një problem të vazhdueshëm dhe do të ketë pengesë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Nëse nuk e njeh Kosovën, ajo do ta vendosë Serbinë në një pozitë të vështirë, ajo do të përballet me një problem të vazhdueshëm që anon nga pala nacionaliste dhe mund të jetë një pengesë për anëtarësimin në Bashkimin Europian”
”Aleksandar Vuçiq mund të kërkojë diçka nga BE në këmbim, mbase ai do të kërkojë paratë nga SHBA, ose ndoshta hyrje më të shpejtë në BE, Prishtina mund t’i japë Serbisë shumë pak që nuk i ka dhënë tashmë..”.
Më tej duke folur për Al Jazeera, ai përmend edhe idenë e ndryshimit të kufijve, për të cilën thotë se rrezikon në spastrim etnik, njofton Klan Kosova.
”Shkëmbimi i territoreve do të çonte në spastrim etnik, jo vetëm në Serbi dhe Kosovë por edhe në Bosnjë dhe Maqedoni dhe mund të ndikojë në Moldavi, Gjeorgji, Ukrainë … Pse do ta bënim atë? “, deklaron, Daniel Serwer.