MPB’ja ka një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë aplikuar të pajisen me letërnjoftim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se shkaku i pandemisë, Agjencia e Regjistrimit Civil nuk ka arritur që të kryej procedurat e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime dhe se si pasojë, shumë qytetarë që kanë aplikuar për letërnjoftim nuk kanë arritur që të pajisen në kohën e paraparë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MPB’ja ka bërë me dije se deri në furnizimin me këtë material, për kryerje të shërbimeve mund të përdoret pasaporta valide e Republikës së Kosovës.

“Gjithsesi, Ministria e Puneve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që në afat sa më të shkurtër kohor të furnizohet me material të nevojshëm, në mënyrë që të bëjë të mundur të pajisen me letërnjoftime të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.