Vdesin 9 persona nga koronavirusi në Kosovë

Nëntë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë,

Lajmi është bërë i ditur përmes bilancit 24 orësh, i publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

” Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 115 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv “, njofton IKSHPK,

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 115 raste të reja me COVID-19 dhe 116 të shëruar.