Disa persona të panjohur kanë vjedhur arkën e një xhamie në rrugën “Viliam Voker” në Malishevë.
Sipas Policisë së Kosovës, rastin e ka raportuar një person i cili ka treguar se të dyshuarit kanë hyrë me forcë në xhami, përcjell Gazeta Insajderi.
“Rr. Viliam Voker, Malishevë 24.08.2020 – 23:01. Më 26.08.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në xhami dhe kanë vjedhur arkën me para, qe shërben për çështje fetare”, thuhet në raportin e policisë.