Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 10 persona si pasojë e virusit COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.