Shtatë mjekë e tre infermierë kanë vdekur nga COVID-19, më shumë se 1000 të infektuar.
Ndonëse errësirë, mbrëmjen e së mërkurës, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë është ndriquar nga qirinjët e ndezur në nder të kolegëve të ndjerë.
Stafi shëndetësor që ishte në ndërrimin e pasditës në QKMF u mbledhën për t’i kujtua shtatë mjekët e tre infermierët.
Ata duke luftuar për jetën e pacientëve, s’mbijetuan për vete.