Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që t’i caktojë një muaj paraburgim ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq,i dyshuar për sulm seksual.
“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.B, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se :Me datë 12.08.2020, në Spitalin Përgjithshëm në Pejë, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës e cyt të njëjtën që ta prekë me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e foshnjës së hospitalizuar, aty vjen i pandehuri në cilësi të mjekut kujdestar dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë për t’u konsultuar, e dëmtuara shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e mbyll derën e zyrës, i afrohet dhe e prekë pa pëlqimin e saj por që viktima arrin të largohet dhe të kërkojë ndihmë”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje theksohet se me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 229 par.3 nënpar.3.10 pika 3.10.2 lidhur me par.1 të LPK-së.
“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, përfundohet në njoftim./