Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përmes facebook-ut ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës në Shtupel dhe Kërnicë.
Postimi i tij:
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përmes facebook-ut ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i parkut të qytetit dhe i një fusheje ndihmëse të futbollit.
Bashkë me zëvendësministret e MAPL-së, znj. Magbule Shkodra dhe znj. Fatbardha Emini dhe bashkëpunëtorë të komunës, dje kemi përcjellur fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Shtupel dhe Kërrnicë.
Realizimi i këtyre projekteve ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve, por edhe premtim i arsyeshëm e i planifikuar i imi, i cili tashmë po përmbushet.
Do të vazhdojmë me realizimin e projekteve të tilla në të gjitha fshatrat e vendbanimet ku ka nevojë, në mënyrë që qytetarëve të i’u sigurojmë kushte të përshtatshme jetese.
Projekti për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Kerrnicë-Shtupel ka një vlerë buxhetore prej 147 765 dhe një gjatësi prej 5948 metra.