Vazhdojnë problem me ujë për qytetarët e Klinës
Qytetarë të shumtë po kanë mungesë të ujit në këtë kohë ku të reshurat janë të pakta.
Fshatrat Gllarvë, Gjurgjevik i Madh, Perqeve, Rixhevë, Zabergjë etj, po furnizohen me ujë te gurthyesi i Benita Company në Dollc.
Aty shihen dhjetëra qytetarë duke pritur në radhë me mjete të ndryshne për t`u furnizuar me ujë.
Binak Kalludra, pronar i Benita Company, tha për klinainfo, se megjithëse burimet e ujit tashmë nuk janë të mjaftueshme, do të vazhdojë të lejojë që qytetarët të furnizohen me ujë.
Së fundi komuna e Klinës pritet të fillojë një projekt për furnizim me ujë të këtyre fshatrave. Që do të jetë financim nga CDI./Klina.info/