Ka më shumë se pesë muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, derisa numri i rasteve pozitive sot ka qenë alarmues.
Për 24 orë sipas IKSHPK-së nga 404 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, rezultuan gjithsej 276 raste pozitive.
Kjo shtyri Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë të paralajmërojnë edhe masa të reja të cilat pritet të hyn së shpejti në fuqi.
Indeksonline mëson se një nga vendimet e propozuara është edhe ajo ku ndalohet grumbulli i qytetarëve më shumë se pesë persona në sheshe publike, parqe dhe të ngjashme.
Po ashtu ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë ahengje familjare private (mbi 20 persona).