Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka komentuar fjalët e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes, ku thonë që “virusi është edhe ditën, jo vetëm natën”.
Ai kërkoi nga qytetarët që të mos merren me epidemiologjinë, pasi që ka mjaft epidemiolog,
“Ata mund të thonë atë që dinë por mendimi i tyre nuk përkon me epidemiologjinë, andaj nuk duhet përzier në punën e tyre”, u shpreh Ramadani në RTK.
Tutje, ai tregon që cdo masë e marrë është matur shkencërisht, teksa shton se para orës 21:00 qytetarët mund t’i kryejnë obligimet e tyre, dhe se pas asaj kohe virusi mund të ndikojë më tepër.
“Pas orës 21:00 virusi mund të ndikojë më tepër, sidomos në vende më të frekuentuara”, shton drejtori i IKSHPK-së.
Ramadani bën me dije që edhe profesionistët e kanë të kufizuar lëvizjen, dhe këtë gjë e kanë menduar mirë./