Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe gjashtë pacientë të cilët ishin të infektuar me Covid-19, por kishin edhe sëmundje shoqëruese.
Lajmin e bëri të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani përmes një konference për media ku thotë se numri total i viktimave ka arritur në 130, shkruan Indeksonline.
Sot janë shënuar edhe 145 raste pozitive me Covid-19, ndërsa 171 pacientë janë shëruar.