Komuna e Malishevës edhe sot nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus.
Sipas njoftimit të kësaj komune një person është shëruar, ndërsa një tjetër ka rezultuar negativ.
“Edhe sot, shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVOD-19 në Malishevë, është duke punuar 24 orë në ditë, duke e përcjellë situatën, dhe sipas nevojës edhe duke intervenuar në ofrimin e shërbimeve për të gjithë ata që kanë nevojë, e në veçanti për rastet aktive të prekura me COVID-19”, thuhet në njoftimin e komunës,
Sipas njoftimit në Komunën e Malishevës janë 94 të prekur me COVID-19, prej tyre 78 janë shëruar, 12 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje.