Presidenti Hashim Thaçi është deklaruar pas intervistimit nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Ai tha se përkundër faktit që ka zgjatur dëshmia e tij, kanë pasur seanca produktive.
“Tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit që të vlerësoj me paanshmëri dëshminë time.
Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduar.
Lufta e jone ka qenë e drejtë, ka qenë luftë për liri.
Pikërisht për ketë kemi pasur përkrahje të shumta.
Historinë tonë smund ta ndryshojë askush, është e drejte e pastër, jemi krenar”, u shpreh ai./