Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në komunën e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Petrit Loci, i cili tha se këto raste e çuan në 8 numrin e viktimave nga ky virus.
“Në 24 orët e fundit kemi dy pacientë të cilët kanë humbur jetën dhe kjo ka rritur numrin e të vdekurve në 8 persona”, tha Loci për Televizionin Publik.
Sidoqoftë, ditëve të fundit Loci tha se po vërehet që qytetarët kanë filluar të respektojnë më shumë masat anti Covid-19.
Aktualisht, drejtori i Shëndetësisë në Pejë bëri të ditur se janë 146 raste aktive në këtë komunë.