Egzon Kastrati
Kosova është vendi më i varfër në rajon, këtë e deshmon edhe fakti që Kosova ka bruto produktin më të ulët për kokë banori me vetëm 3456 Euro. Shkalla e lartë e papunësisë mbi 34% e nënvlerësuar, e varfërisë 25 % dhe kostoja e lartë e jetesës si barrë e tepërt për popullin ka prekur shumë mirëqenien dhe standardin jetësor të qytetarëve. Kosova nuk ka arritur që për vite më radhë ta ndërtoj një sistem ekonomik funksional, qe nënkupton fuqizim të sektorit privat duke rritur investimet me implikime direkte në gjenerim të vendeve të punës dhe përmirësim të dukshëm të këtij i sektori për të rinjët. Tregu i punës në Kosovë është shumë pak favorizues për të rinjët, duke përfshir në vetvete një numër të madh indikatorësh qe e definojn qartë problemin qe ka ardh deri të deinkurajimi i të rinjëve dhe qytetarëve të Kosovës me vendin fatkeqësisht në një hulumtim të bërë kohë më parë këto probleme. Problemet më të theksuara në punësim janë në bazë të hulumtimit të cilin e kemi bërë, kriteret jo të mira në sektorin publik me 67%, probleme të mëdha në sektorin privat siҫ janë: kushtet e dobëta të punës me 20%, mungesa e kontratave me 22%, orari i zgjatur me 21%, mungesa e sigurimeve me 16% dhe pagat e ulëta me 21%. Ndërsa problemet më të theksuara në sektorin publik ishin, nepotizmi me 39%, klientilizmi me 22%, servilizmi 23% dhe diskriminimi me 16%. Jokompaktibiliteti ndëmjet nevojave të tregut të punës me profesionet që dalin nga institucionet e arsimit me 79%. Besushmeria e ulët në tregun e punës në vende me 62%. Fondet e vogla për programet e punësimit me 69% dhe, mungesa e aftësimit profesional për tu ekspozuar në tregun e Bashkimit Evropian me 62% dhe, këtyre problemeve të punësimit duhet t’iu qasemi me një strategji konkrete. Kosova duhet sa më parë t’i qaset këtyre problemeve para se të jetë vonë dhe pavarësisht investimeve do të karakteriohet me një e mungesë të fuqisë punëtore profesionale si pasojë e mobilitetit në vendet e BE-së për një mirëqënie më të mirë.