Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do të pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private por, sipas propozim-vendimit me kusht që njëri prind të lirohet nga puna për kujdes ndaj fëmijëve që janë nën moshën 10 vjeçare.
“Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private (me kusht që njëri prind të lirohet nga puna për kujdes ndaj fëmijëve që janë nën moshën 10 vjeçare)”, thuhet në propozim-vendimin e qeverisë,
Po ashtu parashihet të pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura.
Sipas propozim-vendimit të gjitha këto aktivitete që zhvillohen në ambiente të hapura detyrohen të zbatojnë manualin për mbrojte nga COVID-19.
“Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës (përfshirë fitneset, pishinat, shkollat e futbollit dhe sporteve tjera, trajnimet e kësaj lëmie etj). Të gjitha aktivitetet e lartëcekura që zhvillohen në ambiente të hapura detyrohen të zbatojnë në përpikmëri kushtet e parapara në Manualin për mbrojte nga COVID-19”.