Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se Kosova e zë vendin e tretë në Evropë për nga numri i të infektuarve me koronavirus në 100 mijë banorë.
Raka ka thënë se sipas raportit të Bashkimit Evropian, vetëm Suedia dhe Maqedonia kanë më shumë të infektuar në 100 mijë banorë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Fatkeqësisht, javët e fundit, tri javët e fundit, Kosova e ka vendin e tretë me numrin e rasteve në 100 mijë banorë, pas Suedisë dhe Maqedonisë. Në nivel Evrope. Sepse para disa ditësh është publiku një raport i BE-së në të cilin për herë të parë janë kyçë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor me sfidat të cilat i kanë dhe rekomandimet të cilat janë dhënë, si dhe numrat, numrat aktualë”, ka thënë Raka në Argument Plus.
Sipas tij, ka shumë faktorë për rritjen e rasteve, ndërsa thotë se përgjegjësia është e të gjithëve.
“S’kemi kohë për fajësim… Përgjegjës jemi të gjithë për këtë situatë”, ka thënë Raka.
“Të gjithë kemi përgjegjësi me përmirësu këtë gjendje”, ka shtuar ai. /