Pasditen e sotme një 34-vjeçar është mbytur në bregdetin e Shëngjinit.
Raportohet se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00
Trupi i pajetë i të riut nga Kosova është pikasur nga pushuesit në plazh.
Ai u transportua në spitalin e Lezhës me urgjencë, por nuk mbijetoi.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes