Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.
Në këtë mbledhje e cila po vazhdon të mbahet, nuk është miratuar nisma legjislative e Kuvendit të Kosovës për luftimin e COVID-19.
Zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj gjatë paraqitjes së këtij qëndrimi deklaroi se Qeveria e konsideron të panevojshme miratimin e kësaj nisme, transmeton Indeksonline.
Madje sipas tij, një çështje e tillë rregullohet mjaftueshëm me ligjet që janë në fuqi.
Ai shtoi se me atë nismë bëhet kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe ka shtuar se Kushtetuta e Kosovës ka dispozita të veçantë për adresimin e kësaj çështje./