Arnisa Morina është vajza e Mehdi Morinës, një prej heronjve të luftës së Kosovës në vitin 1999, e cila u diplomua si avokate në Universitetin prestigjioz të Kanadasë “Osgoode Hall Law School”.
Pasi diplomoi ajo u kthye në vendlindjen e saj, duke mbajtur premtimin që ia kishte bërë babait të saj, përcjellë Indeksonline.
Arnisa me të ardhur në Kosovë ka vizituar varrin e të atit, duke ia treguar diplomën. Avokatja e re, këtë sukses ia dedikon pikërisht babait të saj, për të cilin thotë se mbanë emrin e tij.
“Babi, tani jam në shtëpi. Dad, I’m home. Unë te solla një dhuratë sot: diplomën time nga shkolla e drejtësisë, sepse vajza juaj e vogel është bërë Avokate, falë teje Babi. Kjo diplomë duhet të mbajë emrin tënd, Babi. Do të doja të falënderoja për gjithçka që kam dhe gjithçka që jam. Babë, ti je forca dhe buzëqeshja ime. Kam jetuar jetën duke shpresuar që të ngjaj ty, Babi. Ndihem krenare që them se unë jam bija e një heroi, Mehdi Morina, i cili sakrifikoi dhe vdiq për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Si Avokate, unë do të vazhdoj të ec nën hapat e tuaja Babi, për të avokuar kundër padrejtësivë të kryera ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Të don shumë vajza e vogel, Avokatja. “, ka shkruar ajo përbri këtyre imazheve./