Së paku edhe 4 persona kanë vdekur në Infektivë sot pas mesnate nga infektimi me koronavirus në Kosovë, ndërsa dyshohet edhe për dy ose tre të vdekur të tjerë që janë në klinika të tjera.
FaktePlus mëson se shkaku i vdekjes së të paktën 4 prej tyre, nga të cilët e kemi të konfirmuar nga burime tona, është një skandal i madh që ka ndodhur në Klinikë Infektive.
Siç mësojmë, bëhet fjalë për prishje të respiratorëve të cilët kanë për detyrë t’i furnizojnë pacientët me oksigjen.
FaktePlus mëson se incidenti ka ndodhur me tubat nga të cilat është harxhuar oksigjeni dhe pastaj kanë ndodhur vdekjet.
Ne mësojmë se për rastin janë informuar edhe institucionet përkatëse, si policia e prokuroria që po merren me hetim, porse nuk është bërë ende publik.
Ne do t’ju informojmë më vonë si vdiqën këta pacientë dhe me këtë rast tragjik.
Kujtojmë se vetëm dje 8 vdiqën nga virusi e 178 u infektuan, më shumë se çdo ditë tjetër.