Deputeti nga LDK-ja, Visar Hoti, i është shtuar listës së kolegëve të tij të Grupit Parlamentar që janë infektuar me koronavirus.
Ai ka konfirmuar për klankosova.tv se ka dalë pozitiv pas kontaktit që ka pasë me disa nga kolegët e tij, por thotë se nuk ka simptoma.
“Dje e kam marrë rezultatin ku del se jam pozitiv me Covid-19. Nga e hëna jam në vetizolim, pas konfirmimit se disa kolegë të mi kanë dalë pozitivë me të cilët kam pasur kontakt. Jam mire me shëndet. Nuk kam asnjë simptomë, përveç që rezultati i testimit ka dalë pozitiv”.
Deputetët e LDK-së Arben Gashi dhe Haxhi Avdyli ditë më parë konfirmuan se janë pozitivë në koronavirus dhe se janë në vetizolim.