Ka humbur jetën nga koronavirusi kameramani shqiptar, Shenoll Ahmeti. Ai punonte në Radio Televizionin e Maqedonisë së Veriut (RTVM).
Ahmeti u infektua me virus javën që shkoi. Ditët e fundit gjendja e tij u përkeqësua dhe mbrëmë humbi jetën. Ky është rasti i tretë në Maqedoninë e Veriut që një punonjës i medias ka ndërruar jetë nga koronavirusi./K.C/dritare.net