Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sonte do t’u drejtohet qytetarëve me një fjalë nga zyra e tij.
Kjo do të jetë fjala e parë e presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Speciale në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.
“Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, ka shkruar Thaçi.
Kujtojmë që Prokroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për vrasjen e afërsisht 100 personave.