Këngëtari i njohur Halit Gashi po vazhdon të sjell këngë e klipe të ndryshme për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këngën e fundit së bashku me klip, Halit Gashi e ka sjell për dëshmorin nga Shala e Drenicës, Shaqir Hoxhën.
Vargjet e këngës “Këngë për dëshmorin Shaqir Hoxha”, sjellin në mendjen e qytetarëve të Kosovës luftën dhe sakrificën që kanë bërë ushtarët për çlirimin e vendit.
E kësaj këngë i është shtuar edhe me shumë vlera, me klipin fantastik që është lansuar këto ditë.
Realizimin e këtij klipi e ka bërë kompania “Flori Films” dhe punën e mrekullueshme të regjisorit të ri nga Drenica, Fitim Rrustemit.
Teksti i këngës është bërë nga Milaim Islami, kurse muzikën e ka bërë Arjon Gashi.
Më poshtë mund ta shikoni klipin e plotë: