Një shqiptar në Itali është arrestuar pasi akuzohet për vrasje.
Shqiptari, 41 vjeç, vrau një tunizian, 33 vjeç, duke e qëlluar me thikë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në zonën e Tiburtino III. Shkak është bërë një zënkë për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës. Mësohet se shqiptari ka qenë në gjendje të dehur.
Menjëherë pas ngjarjes 41-vjeçari ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është kapur pak më vonë nga policia. Në momentin që është ndaluar, ai kishte zhdukur armën e përdorur dhe rrobat që mbante veshur gjatë sulmit.
Autori ka pranuar veprën e kryer dhe është dërguar në burgun Regina Coeli.