Kosovarja 20-vjeçare me aftësi të kufizuara që u gjet dje në Kukës të Shqipërisë ka dalë se është abuzuar seksualisht nga dy djem, të cilët janë identifikuar dhe arrestuar nga policia lokale,
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së Kukësit i kanë arrestuar dy 31-vjeçarin Xh. H. dhe 24-vjeçarin M. H. (vëllezër), banues në fshatin Lojme.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, babai i 20-vjeçares, Milazim Berisha.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçaren, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.
Materialet akuzuese ndaj XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës që do t’i hetojë ata për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. /