Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në Komunën e Klinës dhe lidhur me masat e reja të ndërmarra ndaj virusit COVID-19.
Kryetari Elezaj ka theksuar se në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, do të fillojnë aplikimin e masave të reja preventive ndaj përhapjes së virusit.
Elezaj ka apeluar qytetarët që të rrisin nivelin e kujdesit dhe bizneset që të i respektojnë udhëzimet dhe vendimet e institucioneve, në mënyrë që të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve.
Në këtë takim, situata e sigurisë në Komunën e Klinës është vlerësuar e qetë dhe pa probleme të natyrave të mëdha.