Vetevendosja e Klinës ka shënuar 21 vjetorin e çlirimit të këtij qyteti.
Kryetari i degës së kësaj partie në Klinë, Xhafer Berisha, i shoqëruar nga Deputeti Rexhep Selimi dhe strukturat e gruas dhe të rinjve të këtij subjekti kanë vënë lule dhe kanë nderuar të rënët me një minutë heshtje
Postimi i VV Kline
Urime dita e Çlirimit të Klinës
Një delegacion nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Klinë në nderim të 21 vjetorit të çlirimit të Klinës bënë homazhe tek shtatorja e Mujë Krasniqi, tek Pllaka Përkujtimore e të Zhdukurve në Klinë dhe tek Pllaka Përkujtimore e familjes Dushi.
Deputeti Rexhep Selimi, Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Klinë Xhafer Berisha, bashkë me asambleistët tanë, anëtarët e Kryesisë, strukturat, aktivistët dhe ish-luftëtarët e UÇK-së nderuan veprën e gjithë atyre që dhanë jetën për çlirim.
Përgjithmonë mirënjohës pjestarëve të UÇK-së, aleatëve tanë dhe forcave të NATO-s që na çliruan dhe vazhdojnë të ndihmojnë ndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.
Lavdi të rënëve!