Në Klinikën Infektive në QKUK janë duke e trajtuar 59 persona të prekur me koronavirus. 20 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore të cilët janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, dhe dy të tjerë në gjendje kritike për jetën.
Këtë e ka konfirmuar infektologu, Valbon Krasniqi, i cili ka ftuar që qytetarët t’i përmbahen rregullave.
“Në QKUK janë duke marrë trajtim 59 persona të prekur me këtë virus. 20 prej këtyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilët janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, dhe dy të tjerë në gjendje kritike për jetën”, ka thënë Krasniqi.
Në vendin tonë në javën e fundit numri i personave të infektuar me COVID-19 është rritur dukshëm. Ministria e Shëndetësisë ka shpërnda një manual me rekomandime për parandalimin e koroanvirusit.