Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë të ditur se sot në mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka vdekur pacientja N. D., 74-vjeçare nga Komuna e Rahovecit.
Siç njofton kumtesa nga Ministria e Shëndetësisë, ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 58 pacientë. Prej tyre, të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 53 pacientë. Nga 53 pacientët e infektuar me Covid 19, 33 raste janë në gjendje stabile; 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve një rast në gjendje të rëndë është duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive”, thuhet në raport.