Presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me Kryeminsitrin Avdullah Hoti, do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në takimin e 27 qershorit.
Kështu merr vesh Klan Kosova, ndërsa mësohet se fillimisht takimi ishte planifikuar për më 25 qershor, por më pas është vendosur për datën 27.
Zyrtarisht kjo ende nuk është konfirmuar nga presidenca por as nga kryeministria.
Por Thaçi dhe Hoti merret vesh se kanë diskutuar rreth takimit të Washingtonit sot gjatë takimit të parë të përbashkët të zhvilluar në Presidencë.
Ndërsa nga pala tjetër, Serbinë do ta përfaqësojë Presidenti Aleksandar Vuçiq si dhe Kryeministrja Ana Brnabiq, njofton Klan Kosova.
Emisari special Richard Grenell konfirmoi sot se pala kosovare dhe ajo serbe janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë në Washington, për një diskutim rreth dialogut.
Ndryshe në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, me Presidentin amerikan Donald Trump, pritet të marrin pjesë edhe liderët tjerë nga subjketet politike parlamentare.
Klan Kosova merr vesh se karakteri i marrëveshjes pritet të jetë me tipare ekonomike me perfitim të palës nga Kosova dhe asaj të Serbisë