Lul Raka, mikrobiolog, ka komentuar numrin rekord të rasteve me COVID-19 që u shënua pikërisht sot.
Ai thtoë se 129 rastet e reja, tregojnë se virusi është rikthyer fuqishëm, e që sipas tij, kjo tregon për moskujdes.
Derisa i njëjti shton se kjo dëshmon se ky virus është ende i pranishëm dhe është i vërtetë, transmeton Indeksonline.
“Vet shifrat tregojnë që është rikthy fuqishëm koronavirusi dhe shpërndarja në pjesën më të madhe, në komuna që s’ka pas raste, tregojnë që virusi është këtu, për të gjithë ata që thojnë që është e shejtanit, e Bill Gatës.
Të gjithë qytetarët duhet t’i zbatojnë qato masa që jemi lodh t’u i përsërit, janë parime të thjeshtë që duhet m’i zbatu. Besoj që do të mësojnë nga këto gabime që mos t’i përsërisim.
Tash është rikthy fuqishëm, prandaj kujdesi duhet të vazhdojë pasi s’ka vaksinë e as ilaç.
Përndryshe, këta numri mund t’na çesin lehtë nga sistemi.
Numrat s’janë të sotit as të djeshit, por mosrespektimi i masave në 14 ditët e fundit. Të kemi kujdes, t’i zbatojmë në jetën praktike këshillat.
Ne në izolim s’mund të rrim deri në Vit të Ri, por rritja e numrit ditëve të fundit është reflektim drejtëpërdrejtë nga mosrespektimi i masave, sidomos nga 1 Qershori kanë mendu që ka përfundu muhabeti i koronavirusit.
Kemi parë në autobusa, në kafiteri dhe në secilin objekt, kemi parë nga 20 -30 veta. Por, edhe në vende të punës të respektohet distanca fizike”, ka thënë Raka në lidhje direkte në emisionin Edicioni Special.
I njëjti ka thënë se përherë ka qenë kundër tubimit të masave, përmend këtu edhe protestën e VV-së.
“Edhe ditëve në vijim të ketë raste të reja.
Prej fillimit kam fol, edhe pse kanë mendu që ka qenë konatacion politik. Kam thënë që drama politike dhe jam kundër mbajtjes së mbledhjes së çfarëdo tubimesh, edhe po ashtu grumbullimin e njerëzve në xhami e kisha.
Vështirë është me majt distancë, pa marr parasysh kush e organizon”