Baseli konfirmon lajmin aspak të mirë për Edon Zhegrovën
Baseli ka konfirmuar se Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim në stërvitje.
Skuadra zvicerane bëri të ditur në një njoftim se reprezentuesi i Kosovës është lënduar gjatë një seance stërvitore rutinore.
Në këtë njoftim të bërë për media, Baseli konfirmoi se anësori shqiptar nuk do të jetë i pranishëm në takimin e radhës.
Zhegrova do u nënshtrohet disa testeve mjekësore, pasi ka lënduar kyçin e këmbës, e që është një pikë e ndjeshme e trupit.
Nga ato teste, do të zbulohet se sa ditë apo javë do të qëndrojë jashtë fushe ylli i ‘Dardanëve’.KlinaInfo