Një burrë 58 vjeç dhe një vajzë 17-vjeçare janë gjetur të vdekur dje në Vitomiricë të Pejës.
Gazeta Sinjali mëson se viktimat janë fqinj të parë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për Gazetën Sinjali se po e presin raportin e obduksionit dhe ekzaminimin e armës për t’i zbuluar rrethanat që çuan në vdekjen e tyre.
“Lidhur me rastin në fjalë, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë relevante policore. Njëkohësisht trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në IML, ndërsa edhe arma dhe gëzhojat janë dërguar për ekzaminim. Janë duke u ndërmarrë veprime hetimore. Pas pranimit të raportit nga ekziminimi i armës dhe raporti i autopsisë, do të zbulohen rrethanat se qysh kanë vdekë. Dyshohet që njëra viktimë fillimisht është privuar nga jeta e më pas dyshohet që një prej tyre ka bërë vetëvrasje. Këto janë dyshimet preliminare”, ka thënë Nikçi.