Një 47 vjeçar shqiptar në Itali humbi jetën nga asfiksia në tentativë për të djegur familjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Civitella del Tronto, në provincën e Teramos.
Siç raportojnë mediat italiane, Dritan Çobo ka tentuar të vrasë gruan e tij dhe 4 fëmijët e moshës 20, 19, 17 dhe 5 vjeç.
Aki kishte spërkatur divanin me lëng të ndezshëm, me siguri benzinë, duke i vendosur më pas zjarrin me qëllim djegien e gjithë familjes.
Shpëtimtari për nënën dhe 3 vëllezërit më të vegjël u bë më i madhi i familjes, djali 20 vjeçar.
Pasi lajmëroi zjarrfikësit dhe u kthye në shtëpi për të ndihmuar babanë e tij, por e gjeti të pa jetë.
Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin e burrit të shtrirë në derë dhe gruan e tij me vështirësi në frymëmarrje një distancë të shkurtër larg.
Gruaja dhe fëmijët u shtruan në spital.
Nga gjetjet e para, 47-vjeçari humbi jetën nga asfiksimi, por pritet rezultati i autopsisë.
Mësohet se situata në familje kishte qenë e tensionuar prej kohësh. 47-vjeçari ishte shfaqur vazhdimisht i dhunshëm dhe e kishte kërcënuar gruan e tij me vdekje.
Shtëpia është shpallur e papërshtatshme për përdorim. Komuna po punon për të gjetur akomodimin për familjen.