Tri pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy nga këta janë më frymëmarrje të asistuar dhe një rast me oksigjneoterapi dhe përkujdesje intensive, shkruan Klina.info
Sipas këtij raporti 28 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinike Infektive.
16 raste janë në gjendje stabile, prej tyre 9 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
“Sot lirohen 3 raste Covid-19 pozitiv për vetizolim në shtëpi. Jemi në pritje të rezultateve për 6 raste, si dhe 1 rast i cili rezultoi negativ në testimin për Covid-19 lirohet nga klinika”, thuhet në raport./Klina.info/