Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, është shprehur i pakënaqur me lojën e skuadrës së tij në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.
Spursat pësuan me rezultat 0-1 para tifozëve të vet në Londër dhe do ta kenë shumë të vështirë ndeshjen e kthimit në Amsterdam.
“Nuk luajtëm në formën tonë më të mirë. Në 20 minutat e para, vetëm e shikonim topin. Ndaj një skuadre që i pëlqen posedimi, nuk bën ashtu. Duhet të ndryshojmë shumë për ndeshjen e radhës. I bëmë të dukeshin shumë më të mirë se që janë në të vërtetë”.
“Natyrisht, është një skuadër e mirë, por ne iu ndihmuam në atë aspekt. I bëmë të mendojnë se mund t’i kontrollojnë gjërat. Ishte gabimi ynë. Nuk kishte rëndësi sistemi i lojës, ne ishim të dytët në çdo top”.
“Ishte larg asaj çfarë dimë të bëjmë. Askush nuk donte ta luajë pjesën e parë ashtu si luajtëm ne. Duhet të reagojmë. Jemi me fat që e goditën shtyllën, sepse 2-0 do të ishte shumë më ndryshe në javën e ardhshme. Por, shpresojmë që t’i përmbysim gjërat në Amsterdam”, ka thënë Eriksen pas ndeshjes