Policia e Kosovës kanë hasur në vështirësi kur ndaluan dje dy persona, të cilëve deshën t’ua verifikonin dokumentet.
Sipas njoftimitm, të dyshuarit kan] tentuar të iknin, por u arrestuan.
Si pasojë e rezistencës së tyre një zyrtar policor pësoi lëndime trupore.
“Autostradë Veternik-Podujevë 11.06.2020 – 12:31. Derisa një njësi policore ka qenë duke bërë verifikimin e dokumenteve të dy personave të dyshuar, të njëjtit kanë tentuar që të ikin, por njësia policore gjatë arrestimit të tyre ka hasur në rezistencë ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim./