Është vendosur bina në sheshin “Skënderbeu”, ku pritet të mbahet tubimi i shënimit të 21-vjetorit të e çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorin e themelimit të VV-së, raporton Ekonomia Online.
Sipas partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, me anë të këtij tubimi në shesh, do të festojnë ditën e çlirimit dhe të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga LVV-ja kanë bërë të ditur se në shesh kanë paraparë që të dalin mbi 15 mijë persona.
“Me 12 qershor, në ditën e çlirimit të Kosovës, festojmë edhe ditëlindjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në 21 vjetorin e çlirimit dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes do të mblidhemi së bashku në Prishtinë, në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 17:00, gjithnjë në përputhje me rekomandimet duke ruajtur distancën fizike”.
Kreu i kësaj partie, Albin Kurti ditë më parë tha se në tubimin e sotëm do të respektojnë distancën.
“Tubim publik paqësor, të premten, në sheshin “Skënderbeu”, në ora 17:00, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës e 15 vjetorin e formimit të VETËVENDOSJE!-s”, shkroi Kurti në Facebook.
Kreu i LVV-së, ka theksuar se krahas tubimit do të vazhdojnë edhe me mbledhjen e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje” anembanë Kosovës