Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar të enjten përfaqësuesit e Koorporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation), (MCC).
Koorporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), që nga votimi i Qeverisë së re të Kosovës ka zhbllokuar të gjitha fondet që i kishte bllokuar gjatë Qeverisë “Hoti”.
Gjatë ditës së sotme kryeministri Avdullah Hoti, ka takuar përfaqësuesit e MCC-së, të cilën shprehën gatishmërinë e tyre për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e Koorporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation), kryesuar nga Sarah H Olmstead, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për ta vazhduar përkrahjen e tyre për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, shkruan lajmi.net.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se, Hoti ka falënderuar përfaqësuesit e MCC-së për mbështetjen financiare, si dhe ka theksuar zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizimin sa më optimal dhe transparent të këtyre projekteve, pasi që Republika e Kosovës ka nevojë imediate për zhvillim dhe stabilitet ekonomik/