Qendra Klinike, Universitare e Kosovës (QKUK) përgjatë këtyre ditëve ka arritur të finalizojë një kontratë të re.
Këtë herë ky institucion shëndetësor është furnizuar me detergjent pluhur për makina larëse industriale për lavatoren e QKUK-së.
Për detergjent më konkretisht për 10 mijë kilogramë, QKUK ka ndarë fillimisht 28 mijë euro, shkruan IndeksOnline.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Interservis” SH.P.K.
Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se për këtë tender janë paguar 26 mijë e 550 euro.
Tutje, theksohet se tenderi i kurorëzuar ka qenë njëherit tenderi me çmimin më të lartë./