Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grendahl, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në përgjigjen ndaj pandemisë me koronavirus.
Me këtë rast, ministri Zemaj e ka njoftuar ambasadorin Grandahl për masat e Qeverisë në menaxhimin e kësaj faze të pandemisë dhe ka shprehur falënderimin e tij për kontributin që Norvegjia i ka dhënë Kosovës për ballafaqim me Covid-19.
Zemaj e ka informuar diplomatin italian për aktivitetet e ndërmarra në tërë territorin e Kosovës me qëllim të tejkalimit të situatës me pandemi.
Ndërsa, ambasadori Grandahl ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave pritet që në Kosovë të arrijnë një numër respiratorësh, me të cilët ky shtet do ta ndihmojë vendin tonë në fuqizimin e kapaciteteve kundër Covid-19.
Bashkëbiseduesit kanë shprehur përkushtimin që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërkohë që qytetarëve u kanë bërë thirrje që të zbatojnë masat e ndërmarra, në veçanti bartjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e higjienës personale e kolektive si mënyrë për të parandaluar përhapjen e infeksionit