Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njofton se nga 702 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 127 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 67 raste, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-33, Tetovë-10, Strugë-5, Ohër-6, Koçani-2, Probishtip-2, transmeton Klan Kosova.
Atje në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë tre pacientë me koronavirus.
Një pacient në moshën 80 vjeçare nga Kumanova që ishte shtrirë në spital me 4 qershor dhe dy pacientë nga Shkupi, njëri i moshës 62 vjeçe që ishte pranuar në spital me 5 qershor dhe tjetri i moshës 78 vjeçar që ishte shtrirë në spital me 2 qershor.
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni brenda 24 orëve ka regjistruar 7 pacientë të shëruar.
Sipas qyteteve katër pacientë nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe një nga Gostivari.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 3152, prej të cilëve 1653 janë shëruar kurse 156 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri, raporton Alsat-M.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 1343 raste aktive me koronavirus