Sipas Gazzetta dello Sport, Federico Bernardeschi do të lihet i lirë të largohet nga Juventus këtë verë.
Sulmuesi i krahut nuk ka gjetur shumë hapësira me trajnerin Sarri dhe emri i tij është përfshirë në listën e lojtarëve që mund të shiten.
Juventus e vlerëson kartonin e tij 40 milionë euro.
Ish-ylli i Fiorentina-s ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Juventus-in në këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist./Klina.info/