Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pranuar drejtimin e kësaj ministrie.
Ministri Veliu u zotua se pavarësisht vështirësive që i ka trashëguar, do të punojë me përkushtim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nuk është bërë e ditur nëse ish-ushtruesi i detyrës së ministrit Xhelal Sveçla ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzim-pranimit të detyrës.