Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në ditën e tij të parë të punës në krye të Qeverisë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Hoti premtoi se do të kujdeset për t’u siguruar që Kullat e Jasharjve të mbeten vend i shenjtë.
“Ne sot bashkë me kabinetin qeveritar, filluam ditën e parë të punës me nderimet që i bëmë në këtë vend të shenjtë. I pamë edhe pamjet e kullave dhe premtoj se do të ketë gjithë kujdesin e nevojshëm për të siguruar që ky vend i shenjtë, të mbetet përgjithmonë vend ku kryhen nderimet dhe ku bëhet pjesë e memories tonë kombëtare për gjeneratat e ardhshme”.
Hoti pati edhe kabinetin e tij qeveritar dhe bashkë me ata ishte edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.