Çdo ditë e më shumë po rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, sot janë regjistruar edhe 120 raste të reja, shkruan Klina.info.
Nga 953 testimet e bëra, pozitiv kanë rezultuar: 67 persona nga Shkupi, 19 nga Kumanova, 16 nga Shtipi, 9 nga Tetova, 4 nga Prilepi, 2 nga Velesi, dhe nga një në Gostivar, Negotinë dhe Strumicë.
Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe 2 viktima. Një grua e moshës 65 vjeçare, dhe një burrë i moshës 69 vjeçare.
Gjithashtu janë regjistruar edhe 16 persona të shëruar.